Një person nga Gjakova tentoi ta vras veten pasi u nda nga e dashura

 
Një burrë nga Gjakova ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar kimikate higjienike, kjo pasi  kishte prishur raportet me të dashurën. Gjendja e viktimës vazhdon të mbetet stabile.
Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Sot me datë 13.11.2021 rreth orës 18:30 minuta nga emergjenca e spitalit rajonal “Isa Grezda” Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informate se një person ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e konsumimit të kimikateve higjienike, duke tentuar të vetëvritet”, ka njoftuar Xhurkaj.
Ish e dashura e viktimës ka deklaruar se ai ia kishte lënë një mesazh, duke e paralajmëruar tentim vetëvrasjen.
“Patrulla ka shkuar në spital ku ka takuar viktimën, i cili ishte në gjendje stabile si dhe dëshmitaren e lartëcekur me të cilën viktima ishte në lidhje dashurie. Nga biseda është mësuar se viktima aktin e tentim vetëvrasjes e kishte paralajmëruar me një mesazh të njëjtën e cila me pas e ka gjetur viktimen në gjendje jo të mirë shëndetësore ku dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Sipas viktimës këtë përpjekje ai e ka ndërmarrë pasi i kishte prishur raportet me të njëjtën. Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet e stacionit si dhe hetimet rajonale si dhe prokurori kujdestar”, bëhet e ditur në njoftimin nga Policia e Kosovës.
Gjendja e viktimës vazhdon të mbetet stabile si dhe i njëjti ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve.
Rasti është nën hetime./21Media

Back to top button