Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi kondukterin dhe kërcënoi policin
Është arrestuar një person, pasi që pas një mosmarrëveshje me konduktor e kishte sulmuar atë fizikisht, ndërsa gjatë intervenimit një zyrtarë policor është kanosur verbalisht nga i njëjti.
Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar –konduktor e kishte sulmuar atë fizikisht, ndërsa gjatë intervenimit një zyrtarë policor është kanosur verbalisht nga i njëjti”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti është në procedurë hetimore./21Media