Sallahu: Nuk kemi ardhur për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë

Zevendës ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu sonte ka qenë i ftuar në emisionin ”ArgumentPlus” që transmetohet në RTV21 ka folur në lidhje me qështjet e drejtësisë.
Sallahu ka theksuar se në lidhje me qështjen e vetingut kanë hartuar një koncept dokument i cili i është dërguar ministrisë së Drejtësisë dhe synimi i tyre është që të punojnë në një ligj i cili i përcakton kriteret e qarta.

Tutje Sallahu ka theksuar se nuk kanë ardhur në krye të kësaj qeverie për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.

Sipas Sallahut është më e rrugës që të bëhet një veting plotësisht i pavarur./21Media

Back to top button