Erërat e forta godasin regjionin Marmara të Turqisë
Era e fortë ka goditur mëngjesin e sotëm provincat e Stambollit, si Edirne, Kirklareli, Tekirdag, Kocaeli, Sakarya dhe Yalova.
Sipas Qendrës së Shërbimit Meteorologjik, stuhia mund të shkaktojë dëme në çatitë e ndërtesave dhe të rrëzojë pemë.
Gjithashtu, stuhia e pritshme mund të jetë një problem edhe për transportin.
Në Stamboll, për shkak të erës së fortë, valë të mëdha deri në tri metra kanë goditur bregun e detit në lagjen Caddebostan në anën aziatike të qytetit.
Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive të Bashkisë së Stambollit ka paralajmëruar se erërat e forta jugperëndimore, deri në 90 km/h, pritet të godasin qytetin më të madh të vendit dhe të ndikojnë negativisht në transport.
Temperatura në qytet do të bjerë nën 10 gradë Celsius nesër mbrëma pasi arriti rreth 20 gradë Celsius dje, ka njoftuar meteorologu, Orhan Şen.
Orhan Sen ka deklaruar gjithashtu se, reshjet e borës mund të jenë të pranishme këtë javë në provincat në Anatolinë Qendrore, duke përfshirë Ankaranë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?