Rastet me Omicron po rriten çdo ditë në mbarë botën
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se të gjitha vendet duhet të përgatiten për rritje të mundshme të rasteve me Covid.
Drejtori rajonal i OBSH-së për Paqësorin perëndimor, Dr Takeshi Kasai, thotë se shpërndarja gjeografike e variantit të ri Omicron “është më e gjerë se sa raportohet aktualisht”, transmeton rtv21.tv.
Por Dr Kasai shton se janë nxjerrë mësime nga përhapja dhe shpërndarja e variantit Delta.
Dr Babatunde Olowokure, drejtor rajonal i urgjencës i OBSH-së, thotë se ndalimet e përgjithshme të udhëtimit mund të vonojnë vetëm hyrjen e variantit në vende.
Ai thotë se OBSH po punon me një “numër të madh” institucionesh kërkimore për të studiuar Omicron, por deri më sot ata nuk kanë marrë asnjë informacion për të sugjeruar nevojën për të ndryshuar qasjen ndaj pandemisë të miratuar nga vendet deri më tani.
OBSH thotë se mbajtja e maskave, distancimi fizik, higjiena e duarve, shmangia e turmës, gjurmimi i kontaktit dhe izolimi i rasteve dhe vaksinimi mbeten të gjitha të rëndësishme./21Meidia
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?