Haradinaj pritet me nderime në Lezhë: Qyteti i Skënderbeut përfaqëson vlera të lashta historike

 
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ka vizituar Bashkinë e Lezhës, Memorialin e Skënderbeut dhe Muzeun Etnografik.
Haradinaj gjatë kësaj vizite ka qenë i shoqëruar nga kryetarët e komunave, Zenun Elezaj, Smajl Latifi, Bashkim Ramosaj dhe Bali Muharremaj.
Haradinaj ka thënë se Lezha, qyteti i kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, përfaqëson vlera të lashta kulturore e historike.
Me këtë rast Haradinaj ndau medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet” për Bashkinë e Lezhës, me motivacionin për bashkëpunim.

“Secila vizitë në Lezhë, ofron udhëtim nëpër histori, kulturë të pastër dhe atmosferën mikëpritëse tradicionale shqiptare”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button