Kaloni te përmbajtja kryesore

Shtatë raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe shtatë raste të reja.
“Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.892. Në total numri i rasteve aktive është 321.”, ka informuar MSh.
Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.358 doza të vaksinës.
Ndërkohë, deri më sot 772.388 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
No photo description available.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button