Komisioni për Buxhet miratoi raportin me amendamente për Buxhetin 2022
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, pa diskutime, me shumicë votash sot miratoi raportin me amendamente për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.
Kryetari i Komisionit, Armend Muja propozoi që seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e projektbuxhetit në lexim të dytë, të bëhet sa më parë që është e mundur, para datës së caktuar, 22 dhjetor.
Projektbuxheti 2022 i planifikuar mbi 2.7 miliardë euro është miratuar në lexim të parë, më 25 nëntor.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?