Pendarovski nesër vizitë zyrtare në Kosovë
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Pendarovski do të pritet me nderimet më të larta shtetërore nga presidentja, Vjosa Osmani në ora 09:00.
Nga Zyra e presidentes bëhet e ditur se ceremonia e pritjes së tij do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”./21Media