Sveçla: U konfiskuan aparatet e bixhozit dhe u rrënuan objektet

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka dhënë detaje për aksionin e sotëm në Karaçevë.
Përmes një shkrimi në Facebook, ministri ka bërë të ditur se janë konfiskuar aparate për lojërat e bixhozit dhe rrënuar objektet ilegale.
Tutje, ka theksuar se arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë.
Aksioni i Policisë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, ka filluar sot në mëngjes.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se ka disa persona të arrestuar në këtë aksion./21Media

Back to top button