MPJ ia ndalon hyrjen në Kosovë Petkoviqit

Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, sot i është ndaluar hyrja në Kosovë. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës(MPJ) në një përgjigje me shkrim.
Zyra e Petkoviqit përmes një njoftimi në “Facebook” ka thënë se vizita është paralajmëruar me kohë dhe sipas marrëveshjeve.
Kujtojmë se në muajin nëntor, Serbia nuk lejoi vizitën e disa ministrave të Kosovës në Luginën e Preshevës./21Media

Back to top button