Adelina Thaçi ndan imazhe nga xhirimet e ”Treshi Përsheshi- Junior”
Këngëtarja Adelina Thaçi, sot ka ndarë imazhe prej xhirimeve të ”Treshi Përsheshi- junior”.
Ka qenë aktori dhe regjisori Sevdai Radogoshi, ai i cili ia ka etiketuar në fotografi Adelinën dhe e njëjta e ka ripostuar në llogarinë e saj.
”Gëzuar 2022”, ka shkruar Adelina.

Djemtë e legjendave të humorit kosovar, të ndjerit Ibrahim Krajkova-Leci e Rasim Thaçit-Cima, si dhe aktorit Sevdai Radogoshi-Qumili, Shkumbin Radogoshi, Artan Thaçi, e Bekim Krajkova, së fundmi, kanë nisur xhirimet e projekteve të reja, ku do të sjellin “Treshi Përsheshi – Junior”.
Ndërkaq, për rtv21.tv ka folur Sevdai Radogoshi, i cili ka treguar se ideja për krijimin e këtij formati të ”Treshi Përsheshi-Junior”, ishte e Zana Radogoshit.
Sipas aktorit, temat që do të trajtohen janë nga arkiva e ”Treshi Përsheshi”, pra tekstet e luajtura nga Leci, Qumili dhe Cima, me regji nga Sevdai Radogoshi./21Media

