Adriana Matoshi për filmin ”Zgjoi”: Historike, shkojmë përpara 123…
Filmi me skenar e regji të Blerta Bashollit, “Zgjoi” ka hyrë në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtar për “Oscars 2022”. Kështu sonte ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe aktorja Adriana Matoshi, e cila e ka quajtur historik nominimin në Oscars.
”Shkojmë përpara 123…”, ka shkruar Adriana.

Gjithashtu për suksesin e ”Zgjoi”-t ka reaguar edhe presidentja, Vjosa Osmani, e cila e ka quajtur sukses të jashtëzakonshëm.
“‘Zgjoi’, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj. Bravo! Me ju drejt majave! #Oscars2022″, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ndërkaq, edhe aktorja e cila është protagonistja kryesore e këtij filmit, Yllka Gashi ka reaguar në lidhje me këtë lajm.
“Kosova për herë të parë përmes filmit “Zgjoi” ka hyrë në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtar për Oscars 2022!!!! Gëzim e kënaqësi!!!!”, ka shkruar aktorja.
“Zgjoi” sjell historinë e vërtetë të Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal, ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.
“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, Valon Bajgorën dhe Agon Ukën; drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n.
Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë: Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj. “Zgjoi” është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./21Media