Ndalet rryma në Teatrin Kombëtar të Kosovës, dështon shfaqja

 
Repriza e shfaqjes “Lela & Co” që ishte planifikuar për sonte në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës është anuluar, kjo për shkak se në atë kohë është ndalur rryma.
Këtë e ka bërë të ditur aktori i shfaqjes Kushtrim Sheremeti me një shkrim në Twitter.
Ai ka thënë se salla ishte e mbushur plot me publik.
“KEDS e ndal rrymën fiks në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrit Kombëtar nuk i punon gjeneratori që 2 – 3 vite dhe si pasojë anulohet shfaqja Lela&Co ndërsa salla ishte plot me publik”, ka shkruar ai.



Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), sot doli me një njoftim duke paralajmëruar se do të ketë reduktime të rrymës elektrike në të gjithë Kosovën./21Media

Back to top button