Zvicër, mashtrime me certifikata vaksinimi
Në Kantonin e St. Gallenit në Zvicër, një grup i personave kanë lëshuar ilegalisht mijëra certifikata të vaksinimit kundër COVID-19 dhe për këtë kanë kërkuar shuma të mëdha të parave, thuhet në një deklaratë të autoriteteve zvicerane të enjten, Personat punonin në qendra private të testimit dhe për këtë kanë pasur çasje në sistemin kombëtar të lëshimit të certifikatave.
Raportohet se ata po hetohen për falsifikim të dokumenteve. Nëse shpallen fajtor atëherë do të dënohen me pesë vjet burgim apo ndonjë gjobë të majne.
Persona që kanë marrë certifikatat false të vaksinimit dhe i kanë përdorur ato janë po ashtu duke u ndjekur penalisht. Ata po ashtu rrezikojnë dënim me burgim apo gjobë, raporton Blick
Kantoni i St. Gallenit ka alarmuar autoritetet disa herë se sistemi kompjuterik i lëshimit të certifikatave ka mangësi të konsiderueshme dhe hap mundësi që njerëzit të lëshojnë certifikata të paligjshme të vaksinimit.
Ndërkohë autoriteti shëndetësor zviceran (BAG) tha se kanë njoftuar qeverinë federale javën e kaluar për rastin në St. Gallen.
Mashtrimi me certifikata vaksinimi ishte vërejtur edhe në kantonët e Bernit dhe Schaffhausenit.