Presidenti i Malit të Zi është infektuar me koronavirus
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq është diagnostikuar me koronavirus, ka njoftuar të enjten kabineti i tij.
Sipas deklaratës për media, Gjukanoviq ndihet mirë dhe ka simptoma të lehta.
“Në përputhje me masat epidemiologjike, presidenti është futur në vetizolim, prej nga do t’i kryejë detyrat”, është thënë në deklaratë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?