11 vjeçari dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Rahovecit
Një 11 vjeçar është dërguar pa shenja jete në emergjencën e QKMF-së në Rahovec.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Nusret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës.
Ai ka bërë të ditur se fëmija është dërguar në emergjencë nga familjarët dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Rastit i është përgjigjur patrulla si dhe njësiti i hetimeve të Stacionit Policorë në Rahovec. Për rastin është kontaktuar kryeprokurori dhe hapet rasti “Hetim i vdekjes””.
Trupi i pajetë i fëmiut me kërkesë të familjarëve është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksin./21Media