Papa Françesku vlerëson madhështinë e punës së personelit të kujdesit shëndetësor
Papa Françesku falënderoi punonjësit e kujdesit shëndetësor për punën e tyre, në një intervistë me rastin e Krishtlindjeve.
“Ne shpesh nuk e njohim madhështinë e punës së përditshme të këtyre mjekëve, infermierëve dhe punonjësve shëndetësorë, dhe në vend të kësaj ne të gjithë duhet t’u jemi mirënjohës secilit prej tyre”, ka thënë kreu 85-vjeçar i Kishës Katolike.
Në këtë periudhë të vitit ai po mendonte gjithashtu për fëmijët e sëmurë që duhet ta kalojnë festën në spital.
Në fillim të korrikut, papa Françesku kaloi 10 ditë në një klinikë në Romë pas një operacioni në zorrë.
Pas operacionit ai nuk ka qenë i sigurt për të kryer udhëtime jashtë Vatikanit, por ai tha se shpresonte të vazhdonte të udhëtonte gjatë vitit 2022.