“Ballkani Perëndimor nuk duhet të rrëshqasë në destabilitet”
Kështu kanë deklaruar deputetët e Partisë Popullore të Austrisë (OVP)
Ballkani Perëndimor nuk duhet të rrëshqasë në destabilitet, pasi që BE-ja për shkak të ngjarjeve siç është Brexit aktualisht është e preokupuar vetëm me veten, kanë paralajmëruar të mërkurën në Vjenë deputetët e Partisë Popullore të Austrisë (OVP).
Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Rajnhold Lopatka tha në konferencën për media se është e rëndësishme që të përmbahet në perspektivën e qasjes, dhe paralajmëroi se në vjeshtë lidhur me këtë do të mbahet konferencë në Parlamentin austriak.