26 persona kapen duke luajtur bixhoz, gjobiten për mosrespektim të orës policore
Policia ka informuar se sot ka ndërmarrë masa ligjore ndaj 26 personave të dyshuar, që nuk kanë respektuar orën policore, janë kapur duke luajtur bixhoz, si dhe u është një armë dhe sasi të sustancës narkotike.
“Me datën 28.12.2021, rreth ores 00:30, Policia e Kosovës në Gjakovë ka pranuar një informate se disa persona ndodheshin duke luajtur lojëra të fatit. Policia ka reaguar me njësitete saj policore dhe aty ka hasur njëzet e gjashtë (26) persona të dyshuar të cilët ishin duke zhvilluar aktivitetin e kundërligjshëm. Gjatë bastisjes dhe kontrollit në lokacion policia ka gjetur një armë dhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kanabis.”, ka informuar policia.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë dhe janë intervistuar. Bazuar në ligjin në fuqi, sipas policisë, të gjithë të dyshuarve iu është shqiptuar nga një gjobë për mosrespektimin e orës policore.
“Në vendngjarje ka dalur edhe njësia e hetimeve ku është bërë konfiskimi e armës, sasisë së substancës narkotike dhe të gjitha provat dhe deshmitë për aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar ku me urdhër të tij, inicohen tri vepra penale “Organizimi i skemave piramidale dhe i bixhozit të paligjshëm” “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” për hetime të mëtejme në procedurë të rregullt.”, ka bërë të ditur tutje policia./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?