Fëmija kapet me drogë dhe armë, Prokuroria kërkon paraburgim
Prokuroria Publike Themelore e Shkupit deri te gjykatësi për fëmijë në kuadër të Gjykatës Themelore Penale Shkup ka parashtruar kërkesë për shqiptim të masës së paraburgimit ndaj një fëmijë 16-vjeç, transmeton TV21.
Siç qëndron në njoftimin e Prokurorisë, për të ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale – Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve si dhe Përpunim i palejuar, mbajtje dhe tregti me armë dhe materie shpërthyese.
“Më 10 nëntor, në rrugën “Bohemia” në Shkup, bashkë me dy persona të rritur për të cilët tashmë zhvillohet procedurë, fëmija i dyshuar ka poseduar 149 tableta me substanca psikotrope. Në apartamentin në rrugën “Benjamin Mançukovski”, sërish, te i dyshuari është gjetur peshore digjitale me mbetje të drogës dhe substancës psikotrope, por edhe materie shpërthyese e cila është e ndaluar për qytetarët”, sqarojnë më tej nga Prokuroria.
Nga atje kanë sqaruar se kanë kërkuar paraburgim pasi vlerësojnë se ka kushte që i dyshuari të arratiset./21Media