Një objekt përfshihet nga zjarri në Prishtinë
Një objekt është përfshirë nga zjarri në lagjen Lakrishtë të Komunës së Prishtinës.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Nga zjarri nuk ka pasur të lënduar.
“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti./21Media