6 viktima nga COVID-19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 561 testime të realizuara, 242 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 247 pacientë të shëruar, ndërkaq 6 pacientë e kanë humbur betejën me COVID-19./TV21