Kaloni te përmbajtja kryesore

Ilir Daja emërohet trajner i Ballkanit

Klubi futbollistik Ballkani, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje zyrtare me Ilir Dajën që të jetë trajner i tyre.
Përmes një shkrimi në Facebook, klubi ka bërë të ditur se pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Daja të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Artim Pollozhani do të jetë ndihmës i tij.

“Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button