Dyshohet se vrau bashkëshorten, arrestohet 51 vjeçari në Skënderaj

 
Është arrestuar sot një person i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij në fshatin Llaushë të Skënderajt.
Në njoftimin e Policisë e Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari 51 vjeçar, ka shtënë me armë kundrejt bashkëshortes dhe e njëjta më pas është dërguar në spital ku nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur.
“Sot, rreth orës 13:40, policia në Skenderaj, ka pranuar informacion për një plagosje nga arma e zjarrit e ndodhur në fshati Llaushë të Skenderajt. Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga  hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes  bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri  në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Lidhur me veprën penale është arrestuar personi i dyshuar, nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja. Pas intervistimit të dyshuarit S.Q,.51 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML./21Media

Back to top button