2 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 7 mijë e 472 testime të realizuara, 1 mijë e 725 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 332 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërkaq, 2 pacientë e kanë humbur betejën me virusin./TV21

Back to top button