Mediat ndërkombëtare jehonë protestës së PD-së

 
Protesta e thirrur nga ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berishës ditën e sotme para PD-së, nuk ka marrë vetëm vëmendjen e media shqiptare, por edhe atyre ndërkombëtare.
Kështu, media shumë të njohura botërore si The Washington Post, Reuters dhe The Independent i kanë bërë jehonë ndodhive në PD.
Ato shkruajnë se mbështetësit e opozitës shqiptare përplasen për lidershipin e partisë, ndërsa policia ndërhyri për të larguar protestuesit që hynë në selinë e partisë.
Po ashtu thuhet se policia përdori një kamion me ujë dhe gaz lotsjellës dhe shumë oficerë larguan qindra protestues që kishin sulmuar katin e parë të selisë së Partisë Demokratike të qendrës së djathtë.
“Një grup i drejtuar nga ish-lideri i partisë Sali Berisha përdori shufra hekuri dhe çekiç për të thyer dyert kryesore të godinës. Stafi i partisë përdori gaz lotsjellës për t’i ndaluar ata të hynin përpara se policia të ndërhynte me kërkesë të partisë. Berisha po tenton të largojë kreun e demokratëve, Lulzim Basha, të cilin e akuzon si “peng” të kryeministrit Edi Rama të Partisë Socialiste të majtë”, thuhet ndër të tjera.
Po ashtu, mediat e huaja përmendin edhe përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar nga ana e Bashës dhe shpalljen e tij non grata nga SHBA-të.
“Basha e shkarkoi Berishën nga grupi parlamentar në shtator. Kjo pasoi një ndërhyrje në maj të Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken, i cili tha në një deklaratë se gjatë mandatit të Berishës si kryeministër 2005-2013, politikani ishte i përfshirë në akte korruptive … duke përdorur pushtetin e tij për përfitimin e tij dhe për të pasurojë aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij, duke ndërhyrë në hetime të pavarura, përpjekje kundër korrupsionit dhe masa të llogaridhënies”./oranews

Back to top button