Gashi për Kurtin: E ka shndërruar Kosovën në një cirk terri
Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka akuzuar Qeverinë aktuale se po kërcënon qytetarët për rritjen e çmimit të rrymës rreth 300 për qind.
Në seancën parlamentare Gashi ka thënë se “kryeministri Kurti një politikan akrobat që ka shndërruar Kosovën në një cirk terri, duke shfaqur paaftësinë e tij qeverisëse”.
“Qytetarët e Kosovës po përballen me një krizë të jashtëzakonshme, me rritjen e çmimit të rrymës rreth 300 për qind. Ti e refuzove blerjen e energjisë elektrike, ti e refuzove gjitha projektet që kanë të bëjnë me thëngjill, me erë, me ujë, me solar dhe nuk ofrove asnjë zgjedhje”, ka thënë Gashi ndër tjera në Kuvend./21Media