Rihanna i dhuroi 15 milionë dollarë për barazi klimatike
Fondacioni i këngëtares Rihanna i ka dhuruar 15 milionë dollarë për drejtësi klimatike.
Këngëtarja e ‘We Found Love’ e bëri donacionin përmes fondacionit të saj Clara Lionel, i cili mban emrin e gjyshërve të saj.
Ai do t’u shkojë 18 organizatave të drejtësisë për klimën që punojnë në shtatë vende të Karaibeve dhe në SHBA, duke përfshirë Aleancën për Drejtësinë Klimatike, Rrjetin Indigjen të Mjedisit.
“Fatkeqësitë klimatike, të cilat po rriten në frekuencë dhe intensitet, nuk prekin të gjitha komunitetet në mënyrë të barabartë, pasi komunitetet me ngjyrë dhe kombet ishullore përballen me peshën kryesore të ndryshimit të klimës. Në këtë frymë, ne jemi krenarë që po i dhurojmë 15 milionë dollarë për 18 organizata që punojnë për barazi klimatike në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Karaibet, në partneritet me lëvizjen #StartSmall, nisma filantropike e Jack Dorsey. Këto grante mbështesin entitete të përqendruara dhe të udhëhequra nga gratë, të rinjtë, afrikano amerikanët, indigjenët, njerëzit me ngjyrë dhe komunitetet LGBTQIA+”, thuhej në deklaratë, kanë njoftuar mediat lokale.
Në nëntor, Rihanna, e cila është një nga muzikantet femra më të pasura në botë, ishte shpallur heroinë kombëtare në Barbados. Pop ylli i njohur i muzikës që ishte shpallur ambasadore zyrtare për kulturë dhe rini në vitin 2018, u lavdërua nga kryeministrja e vendit, Mia Mottley, për punën e madhe dhe të mrekullueshme që e ka bërë ndër vite për vendlindjen e saj. /21Media