PSD të shtunën proteston kundër shtrenjtimit të rrymës

Partia Socialdemokrate të shtunën do të protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka njoftuar se protesta do të nis në ora 14:00.
“Trafot e KEDS-it i shfrytëzuam për të vendosur thirrjen për protestën e së shtunës. Këto objekte dikur kanë qenë në pronësi publike, por u privatizuan në një proces shumë të dyshimtë. Sot, të gjithë mekanizmat shtetëror janë vënë në shërbim të KEDS dhe profiteve të saj. Prandaj këtë të shtunë në ora 14:00, #protestojmë”, ka shkruar kreu Molliqaj në Facebook.

Protestë kundër shtrejntimit të rrymës ka pasur edhe sot në Prishtinë. “Ngrohja nuk është komoditet”, “Asnji cent më shumë”, “Lësho rrymën, lësho rrjetin, largoje KEDS-in”, “Qeveri e popullit apo e privatnikut”, janë shkrimet në pankartat me të cilat një grup i qytetarëve kanë protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë, para objektit të Qeverisë së Kosovës./21Media

Back to top button