5 gjoba prej 200 euro për mosrespektim të orës policore

Gjatë 24 orëve të fundit, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës për masat mbrojtëse kundër COVID-19, drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e këtyre masave.
Gjatë kryerjes së detyrave janë inspektuar sheshe, rrugë të frekuentuar, qendra tregtare, si dhe lokalet e gastronomisë në Prizren, Suharekë dhe Dragash.
Në zbatim të këtyre masave, Policia ka shqiptuar 112 gjoba personave fizik, ka dhënë 27 vërejtje, si dhe për mosrespektim të orarit të kufizimit të lëvizjes ka shqiptuar 5 gjoba prej 200 euro.
“Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006. Aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button