4 qytetarë humbin jetën nga COVID-19, sërish numër i lartë i infektimeve

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima nga COVID-19 në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar 3 mijë e 617 rate të reja me virusin, nga 13 mijë e 928 testime të kryera.
Janë shëruar 1 mijë e 344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164 mijë e 294.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 31 mijë e 21.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 316 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 769 mijë e 170 doza të vaksinës.
Deri më sot 804 mijë e 251 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 72 mijë e 122 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button