Krasniqi tregon çka diskutoi me Escobarin e Lajçakun

Përfaqësuesi i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë pritur në takim liderët opozitarë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë.
Pas këtij takimi është deklaruar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi. Ai përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe për rolin e Partisë Demokratike të Kosovës si udhëheqëse e opozitës në vend.
“PDK mbështetë dialogun si mekanizëm për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, intergritetin territorial dhe rendin kushtetues”, ka shkruar Krasniqi.
Përfaqësuesi Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritën në takim edhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj./21Media

Back to top button