Konfiskohen armë dhe municion në Morinë
Pas hetimeve paraprake dhe pas sigurimit të urdhëresës për kontroll, sot rreth orës 07:00, njësitet e Policisë së Kosovës kanë realizuar një kontroll në fshatin Morinë të Gjakovës, nën dyshimin e posedimit të armëve.
Njësitet policore kufitare gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit: L.J., (2002) kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë atematike cal-7.62mm, një AK-47 cal-7.62mm, tre karikatorë, 127 copë fishekë cal-7.62mm dhe uniformë ushtarake.
Lidhur me gjetjen e provave është njoftuar prokurori kujdestar. Ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Import eksport. Furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armeve’.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, është dërguar në ndalim për 48 orë./21Media