93 fëmijë infektohen brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, nga 9 mijë e253 testime, 1 mijë e 853 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 në Kosovë.  Mes tyre, 93 femijë të grupmoshës 0 deri në 9 vjeç.
Rastet e reja pozitive të kësaj grupmoshe janë konfirmuar në Prishtinë 25 raste, Pejë 10 raste, nga 7 raste në Gjilan, Prizren dhe Viti, në Mitrovicë 6 raste, nga 4 në Ferizaj dhe Lipjan, nga 3 raste në Klinë dhe Gjakovë, nga 2 raste në Rahovec, Skenderaj, Podujevë, Kamenicë, Fushë Kosovë dhe Malishevë, si dhe nga 1 rast në Shtime, Kllokot, Suharekë, Obiliq dhe Istog.
Fëmijët e infektuar të gropmoshës 0 deri 9 vjeç janë 51 të gjinisë mashkullore dhe 42 të asaj femërore.
Numër i lartë i infektimeve është konfirmuar edhe në grupmoshën 9 deri në 19 vjeç- 201 raste të reja me COVID-19./21Media
 

Back to top button