Tragjedia në Gllogjan, arrestohet edhe një i dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një person lidhur me tragjedinë e Gllogjanit.
Përmes raportit 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dje dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Më 11 dhjetor u arrestuan tre persona të cilët po ashtu dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Kujtojmë që mbrëmjen e 26 nëntorit në Gllogjan, rreth orës 19:00 autobusi që po lëvizte nga Gjakova u sulmua derisa të vrarë mbetën ngasësi i autobusit dhe dy nxënës të shkollës së mesme.
Policia hodhi poshtë pretendimet se sulmi ka motive terroriste./21Media

Back to top button