Regjistrohen 1 mijë e 500 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 5 mijë e 693 teste të kryera janë regjistruar 1 mijë e 500 raste të reja me koronavirus. 775 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ( 1.500) janë regjistruar 195 persona të riinfektuar.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 522 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 10 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 6 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 13.01.2021 – 03.02.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 277 mijë e 137 raste, prej të cilëve 254 mijë e 862, janë shëruar, kurse 8 mijë e 549 kanë vdekur.
Maqedonia e Veriut aktualisht numëron 13 mijë e 726 raste aktive me koronavirus./21Media