Kaloni te përmbajtja kryesore

Zyrtarët: Rusia grumbulloi 70% të fuqisë ushtarake, nuk përjashtohet mundësia për pushtim

Rusia ka grumbulluar 70 % të fuqisë ushtarake që ka gjasa që në mes të muajit presidenti, Vladimir Putin nuk do ta përjashtojë mundësinë për të nisur një pushtim të plotë ndaj Ukrainës.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarët amerikanë të cilët i kanë diskutuar vlerësimet e brendshme dhe me këtë rast ata kanë skicuar një sërë treguesish ku vijnë në përfundim se Putin synon një pushtim në javët e ardhshme, megjithëse përmasat dhe shkalla janë të paqarta. Ata theksuan se nuk përjashtohet mundësia për një zgjidhje diplomatike.

Meqenëse një stërvitje e forcave bërthamore strategjike të Rusisë, e cila mbahet zakonisht në vjeshtë, u riplanifikua nga mesi i shkurtit deri në mars, ky veprim i bëri zyrtarët amerikanë të shohin si dritare të mundshme, pushtimin, shkruan AP.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë javët e fundit se një pushtim rus mund të pushtojë ushtrinë e Ukrainës relativisht shpejt.

Presidenti, Joe Biden ka thënë se nuk do të dërgojë trupa amerikane në Ukrainë për të luftuar. Megjithatë, ai ka urdhëruar forca shtesë, duke përfshirë personelin e shtabit dhe trupat luftarake, në Poloni dhe Rumani për të siguruar aleatët e NATO-s se Uashingtoni do të përmbushë angazhimin e tij të traktatit për t’iu përgjigjur agresionit rus kundër territorit të NATO-s.

Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por merr mbështetjen dhe trajnimin ushtarak të SHBA-së dhe aleatëve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button