Osmani i uroi shërim të shpejtë nga COVID-19, Erdogani e falënderon atë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, janë infektuar me koronavirus.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një shkrimi në ”Twitter” i ka uruar shërim të shpejtë, Erdoganit dhe bashkëshortes së tij.

Ndërsa, Erdogan e ka falenderuar Osmanin duke i përshëndetur popullin vëllazëror të Kosovës.
”Zonja Presidente, unë dhe gruaja ime dëshirojmë t’ju falënderojmë shumë për urimet tuaja të mira dhe të përshëndesim popullin mik dhe vëllazëror të Kosovës. Faleminderit”, ka shkruar Ergodani në ”Twitter”.

Lajmin për infektimin me koronavirus, Erdogan e ka bërë të ditur përmes një postimi në ”Twitter”.
“Sot unë dhe bashkëshortja ime dolëm pozitiv në testin e Covid-19. Fatmirësisht kemi simptoma të lehta të variantit Omicron. Jemi në detyrë, do të vijojmë të punojmë nga shtëpia”, ka shkruar presidenti turk në Twitter.
Në qershor të vitit të kaluar, Erdogan mori dozën e tretë të vaksinës anti-Covid. Pak para se të postonte mesazhin që ishte i infektuar me koronavirus, 67-vjeçari mori pjesë virutalisht në ceremoninë e inaugurimit të një tuneli në Stamboll./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?