Ronaldo thyen një tjetër rekord, kësaj radhe jo në fushë

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo pos që ka thyer rekorde në fushë, ai ka thyer një tjetër rekord, kësaj radhe në Instagram.
Ronaldo është bërë i pari që ka kaluar shifrën e 400 milionë ndjekësve.
Në shtator të vitit 2021, me 237 milionë ndjekës ai u bë burri i parë më i ndjekuri në Instagram, ndërkaq që nga ajo kohë, numri i ndjekësve është rritur ndjeshëm.
Me 3242 poste, mesatarja e pëlqimeve që merr për post është 10 milionë, ndërkaq ai ndjek 500 përdorues të Instagramit.

Së fundmi, ai festoi ditëlindjen e 37-të dhe përmes një postimi në Instagram, ka falënderuar të gjithë për urimet e veçanta që pranoi./21Media

Back to top button