Vetëvendosje bën homazhe te varri i Mon Balajt
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë homazhe tek varri i Mon Balajt, në përvjetorin e 15-të të vdekjes së tij.
Fotografitë e homazheve i ka publikuar kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Lavdi jetës dhe veprës së Mon Balaj dhe Arben Xheladinit! Lavdi për jetë e mot të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar ai.
Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut. Përveç vrasjes së dy aktivistëve, kishte edhe shumë të plagosur./21Media