Biden thotë se qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Ukraina tani

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që kanë mbetur në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi, duke përmendur kërcënimet e shtuara të veprimeve ushtarake ruse.
Biden tha se nuk do të dërgonte trupa për të shpëtuar amerikanët nëse Moska pushton Ukrainën.
Ai paralajmëroi se “gjërat mund të çmenden shpejt” në rajon.
Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit, transmeton rtv21.tv.
Por ajo sapo ka filluar stërvitjet masive ushtarake me Bjellorusinë fqinje dhe Ukraina ka akuzuar Rusinë për bllokimin e daljes së saj në det.
Kremlini thotë se dëshiron të zbatojë “vijat e kuqe” për t’u siguruar që ish fqinji i tij sovjetik të mos bashkohet me NATO-n.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha të enjten se Evropa u përball me krizën e saj më të madhe të sigurisë në dekada mes tensioneve.
Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje amerikanëve në Ukrainë që të largohen menjëherë.
“Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani,” tha Biden për NBC News .
“Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë. Është një situatë shumë e ndryshme dhe gjërat mund të çmenden shpejt”./21Media

Back to top button