A i ka dhënë fund beqarisë protagonistja kryesore e serialit ”Çukur”?
Aktorja e njohur nga seriali ”Çukur”, Dilan Çiçek Deniz po përflitet se do t’i japë fund beqarisë këtë verë.
Dyshimet për një martesë të mundshme mes Dilan Çiçek Deniz dhe regjisorit islandez, Thor Saevarsson lindën pasi ky i fundit i ka komentuar në një fotografi aktores ”Gruaja ime”.
Ndërsa, aktorja ia a kthyer ”Burri im”, duke i ngjallur edhe më shumë dyshimet për një martesë të mundshme.
Dilan Çiçek Deniz, dashurinë me regjisorin islandez, Thor Saevarsson e ka nisur vitin e kaluar, ndërsa thuhet se ata kanë qenë duke darkuar kur i dashuri i kishte propozuar Deniz-it e cila ishte shprehur se ka qenë e papërgatitur, mirëpo shumë e lumtur dhe e shokuar në të njëjtën kohë.

Paparacët kanë gjetur edhe disa fotografi ku Dilan ishte takuar edhe me familjarët e të dashurit të saj.

Ndërsa, regjisori 37-vjeçar islandez ka edhe tre fëmijë nga gruaja e tij e parë. Saevarsson ka ardhur shpesh në Turqi, si për të punuar në reklama ashtu edhe për t’u takuar me Dilan Çiçek Deniz.
Aktorja së fundmi, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të organizuar nga Universiteti Teknik Yıldız, ”Global Achievement Award of the Year 2021”./21Media
