Futboll: Gjilani humb kreun
Sot ka filluar stinori i ri i Superligës së Kosovës në futboll, me ç’rast u zhvilluan tri ndeshje. Gjilani humbi lidershipin pas barazimit me Drenicën, ndërsa dy pretendentët tjerë për titull, Drita dhe Ballkani, i fituan pastër ndeshjet e tyre. Këto janë rezultat e arritura:
Drenica – Gjilani 1:1
Ballkani – Dukagjini 4:1
Drita – Feronikeli 7:0
Nesër takohen Llapi-Ulpiana dhe Malisheva-Prishtina.