Si e mbajti Rihanna shtatzëninë sekret nga miqtë?
Rihanna punoi më shumë seç duhej për ta mbajtur sekret shtatzëninë edhe nga miqtë.
Pas shumë javësh spekulime nga fansat e mediat, 33 vjeçarja vendosi të shfaqej në publik me barkun e rrumbullakosur më 31 janar krahë të dashurit, A$AP Rocky.
Rihanna tutje tregoi sa ishte e vështirë ta mbajë të fshehtë këtë lajm nga të gjithë.
“Isha më e vështirë për mua ta mbaja atë nga njerëzit e mi, sepse ata janë rreth meje, ata i dinë zakonet e mia. Nuk do diçka për të pirë? Nuk po pi duhan? Unë po ha të gjitha gjërat që nuk jam mësuar t’i ha. Ata e dinë që i urrej ëmbëlsirat dhe papritmas po kërkoj biskota dhe petulla”, tha Rihanna.
Artistja foli edhe për atë se si u ndje pasi mësoi se ishte shtatzënë. Ashtu si shumë nëna të ardhshme në tremujorin e tyre të parë, ylli ishte i kujdesshëm dhe ngurronte të festonte.
“Kur e kuptova për herë të parë, thash nuk është e vërtetë, e dini? Unë thashë, ‘Kjo nuk është e vërtetë, apo jo? Dhe më pas, ishte dhe është pothuajse sikur nuk dëshironi të emocionoheni shumë shpejt sepse është një lajm i mrekullueshëm”, shtoi ajo.
Rihanna dhe A$AP Rocky po bëhen prindër për herë të parë./21Media
