Shefi i NATO-s: De-përshkallëzimi do të thotë tërheqje e trupave dhe pajisjeve

Më shumë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili thotë se një de-përshkallëzimi i vërtetë do të nënkuptonte një tërheqje të konsiderueshme të trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse nga zonat kufitare me Ukrainën, transmeton rtv21.tv.
“Rusia ka grumbulluar një forcë luftarake në dhe rreth Ukrainës, e paprecedentë që nga Lufta e Ftohtë. Tani gjithçka është në vend për një sulm të ri. Por Rusia ka ende kohë të tërhiqet nga pragu, të ndalojë përgatitjen për luftë dhe të fillojë të punojë për një zgjidhje paqësore”, ka thënë Stoltenberg.
Ai ka thënë se deri më tani nuk kemi parë asnjë shenjë të de-përshkallëzimit në terren nga pala ruse./21Media

Back to top button