Mbi 50 persona vdiqën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet
Të paktën 54 persona vdiqën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në qytetin brazilian të Petrópolis, thanë sot zyrtarët.
Qyteti, i cili ndodhet në malet në veri të Rio de Zhaneiros, u godit nga reshje të rrëmbyeshme.
Shtëpitë në lagjet e kodrave u shkatërruan dhe makinat u rrënuan, ndërsa ujërat e përmbytjeve dolën nëpër rrugët e qytetit.
Kryebashkiaku i qytetit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë dëme të mëdha dhe automjete që notonin në rrugë.
Presidenti Jair Bolsonaro, i cili ndodhet në një udhëtim zyrtar në Rusi tha se do të organizojë ndihmë të menjëhershme për viktimat.
Më shumë se 180 ushtarë janë vendosur dhe ekipe më të specializuara kërkimi pritet të mbërrijnë më vonë të mërkurën.

Në një nga lagjet më të goditura, 80 shtëpi vlerësohet të jenë dëmtuar nga përmbytjet.
Petrópolis është një destinacion popullor turistik. Por, vendndodhja e saj do të thotë se është gjithashtu e prirur ndaj rrëshqitjeve të dheut.
Incidenti më i rëndë kishte ndodhur në vitin 2011, kur më shumë se 900 njerëz kishin vdekur pasi rrëshqitjet e dheut kishin goditur Petropolis-in dhe qytetet fqinje./21Media