Merr fund romanca e Woodley dhe Rodgers

Aaron Rodgers dhe Shailene Woodley janë ndarë.
Një burim i afërt i Rodgers ka konfirmuar për PEOPLE se ylli i NFL, 38 vjeç dhe aktorja, 30 vjeçare janë ndarë, në pak më shumë se një vit pasi ai bëri të ditur se ata ishin fejuar.
“Ishte një ndarje miqësore, thjesht nuk funksionoi. Ata janë njerëz shumë të ndryshëm me karriera të zëna dhe ka pasur pengesa që ata nuk mund t’i kapërcejnë. Ata do të mbeten miq, nuk ka gjak të keq dhe asnjë dramë. Thjesht nuk funksionoi për ta”, ka thënë një burim.
Lajmet për ndarjen e tyre vijnë pasi Rodgers mori reagime në lidhje me statusin e tij të vaksinimit në nëntor të vitit 2021, kur u bë publike se ai doli pozitiv me koronavirus.
Në gusht të vitit të kaluar, ai u tha mediave se ishte “imunizuar” kur u pyet nëse e kishte marrë apo jo vaksinën e COVID-19.
Megjithatë, gjatë një paraqitje në Pat McAfee Show më 5 nëntor, Rodgers konfirmoi se ai ishte i pavaksinuar.
Në të njëjtin muaj, Woodley kritikoi pretendimet “përçmuese” të Rodgers.

Në fund të shkurtit 2021, Woodley konfirmoi fejesën e saj me Rodgers gjatë një paraqitjeje në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon, duke i thënë me shaka prezantuesit se ajo kurrë nuk e kishte menduar këtë gjë.
“Unë jam fejuar së fundmi, ndaj po e shijoj atë pjesë të jetës sime. Natyrisht kjo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në vitin e fundit”, kishte thënë Rodgers./21Media
Back to top button