Uji thyen xhamat dhe futet brenda tragetit
Pasagjerët kanë filmuar një moment të tmerrshëm kur stuhia e madhe që ka kapluar zonën e Hamburgut, ka bërë që uji të thyejë xhamat dhe futet brenda një trageti.
Sipas mediave të huaja, pamjet e marra nga brenda tragetit të portit tregojnë se si anija goditet teksa lundronte poshtë lumit Elba midis Hamburgut dhe Finkenwerder.
Pasagjerët e frikësuar shihen të ulur në pjesën e përparme të tragetit direkt në rrugën e ujit kur ai u përplas me xhamin.
Një zëdhënës i kompanisë që operon tragetin ka thënë se nuk pati viktima apo të lënduar nga ky incident.
Ndryshe, të paktën katër persona gjetën vdekjen pasi stuhitë e forta goditën Evropën qendrore të enjten, me erëra deri në 112 milje në orë që shkaktuan ndërprerje të shumta të udhëtimit./21Media