Totaj dënon aktin e largimit të flamujve turq nga shtyllat

Kryetari i Komunës së Prizrenit e ka dënuar aktin e largimit të flamujve turk nga shtyllat, të cilat ishin vendosur për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Totaj ka theksuar se Turqia mbetet një ndër shtetet më mbështetëse të vendit.
”Komuniteti turk poashtu jeton në qytetin tonë në harmoni të plotë me gjithë komunitetet e tjera, diversiteti është vlerë e veçantë në qytetin e Prizrenit. Akte të tilla dëmtojnë jetesën e përbashkët dhe marrëdhëniet e mira që kemi me komunitetin turk dhe shtetin e Turqisë”, ka shkruar Totaj.
Ky i fundit i ka përshëndetur organet e rendit që të reagojnë ndaj kësaj dukurie që ka ndodhur në qytetetin e tij.
Ndërkaq, për rastin e njëjtë edhe policia kishte raportuar në raportin 24 orësh, ku ka bërë të ditur se janë arrestuar 5 persona, 4 prej tyre të mitur./21Media

Back to top button